Xhaferi: Ratifikimi i Protokollit për në NATO, para shpërbërjes së Kuvendit

Kemi parasysh se në Spanjë veçmë kemi qeveri, pres që atje të filloj procedura e cila na e lehtëson çështjen dhe neve. Që të mos del se kreu i Kuvendit është frenues i procesit, sigurisht që para se të shpërbëhet Kuvendi, kjo do të jetë në rend dite”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit, ndërkohë që njoftoi se Ligji për Kuvendin, prej nesër është në procedurë parlamentare dhe ka të bëj për rregullimin e statusit të nëpunësve të Kuvendit.

Marketing

Plani strategjik i parlamentit është që të pavarësohet nga pushtetet tjera. Çdo lëvizje e administratës në suaza të parlamentit, Kuvendi duhet ti drejtohet Ministrisë së Financave dhe organeve tjera përkatëse.

“Të gjitha konsultat që i kemi bë ish kryeministrin, Zoran Zaev dhe funksionar tjerë kemi konstatuar se parlamenti nuk është plotësisht i pavarur. Andaj edhe ligji për Kuvendin është në drejtim të pavarësisë së plotë të Kuvendit”, deklaroi Xhaferi.

Ligji për Kuvendin prej nesër do të jetë në procedurë parlamentare, ndërkohë që pas miratimit në zbatim do të jetë nga 1 janari i vitit 2021.

Marketing