Xhaferi: Shqiptarët nuk kanë dilemë për NATO-n dhe BE-në

Edhe brenda VMRO-së ka ndarje sa i përket referendumit. Kryetari Parlamentit, Talat Xhaferi në një intervistë në RTVM2 tha se, themelues të VMRO-së janë shprehur pro referendumit, ndërsa kanë ftuar qytetarët e Maqedonisë të votojnë më 30 shtator.

Marketing

“Referendumi nuk është çështje obligative, por është vendim i shumicës parlamentare se duhet të mbahet referendumi dhe qytetarët të përcaktohen për anëtarësim në BE dhe në NATO apo kundër, ndërsa blloku shqiptarë politik asnjëherë nuk kanë pasur dilema se të mbahet referendumi. Tani përgjegjësia më e madhe bie mbi dy blloqet maqedonase”, tha Xhaferi.

“E përsëris: më 30 shtatorë do të jenë qytetarët që do të vendosin për ardhmërinë e Maqedonisë, sepse kësaj radhe e kanë shansin e fundit apo këtë sërish do të lënë në duart e deputetëve. Kam besim se të paktë janë ata që kundërshtojnë të ardhmen e vendit brenda strukturave euroatlantike”, tha Xhaferi.

Marketing