Xhaferi: Shumica ktheu frymën e demokracisë parlamentare

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi vlerëson se rregullorja dhe Ligji për Kuvendin janë të mirë dhe japin mundësi për transparencë cilësore. Por, ai ka thënë se janë autokritik e pranojnë se ka insuficiencë kur bëhet fjalë për përgjegjësinë, ndërsa niveli i kulturës politike është diçka në të cilën duhet angazhuar.

Marketing

“Megjithatë, punët shkojnë përpara edhe atë në drejtim shumë pozitiv. Në këtë periudhë mandatore, shumica parlamentare arriti ta kthejë në Kuvend, unë do të kisha thënë, frymën e demokracisë parlamentare. A besoj se edhe opozita e pranoi këtë trend dhe e jep kontributin e vet përkatës”, deklaroi Xhaferi, në Konferencën e organizuar nga MOST në temën “Transparenca e Kuvendit si parakusht për inkuadrimin e qytetarëve – Praktika të mira të organizatave civile nga Britania e Madhe”.

Xhaferi e ka përmendur si shembull pozitiv zgjedhjen e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. “Përzgjedhja e përbërjes së re zhvillohej në Kuvend, në një procedurë maksimalisht transparente dhe të përgjegjshme, me ç’rast ishin të përfshirë ekspertë dhe opinioni profesional, sektori joqeveritar, deputetë dhe gjithsesi publiku.

Mendoj se ky është shembull shumë i mirë i cili vërteton se ne dimë të punojmë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme, duke i përfshirë në ato procese të gjithë subjektet e rëndësishëm shoqëror, a me këtë edhe qytetarët”.

Xhaferi tha se Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën e kaluar bëri hapa me të vërtetë historikë të cilët na sigurojnë realizim të interesave tonë strategjikë, dhe këto janë anëtarësimi në NATO dhe BE.

“Sa i takon procesit të anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO, besoj se të gjithë jeni të informuar se fundi i vitit 2019 ose fillimi i vitit 2020, është realizimi i pritur i këtij qëllimi.

Unë personalisht, besoj se në qershor do të marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në. Në këtë drejtim e shoh edhe konferencën e sotme e cila besoj se do të japë kontributin e vet në përforcimin e transparencës a me këtë edhe të demokracisë parlamentare. Ju uroj punë të suksesshme dhe diskutime të frytshme”, deklaroi Xhaferi.

Marketing