Xhaferi takoi deputeten kosovare Balje

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Duda Balje, kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione nga Republika e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit të njëjtë.

Marketing

Në fillim të takimit, kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje delegacionit nga Republika e Kosovës, dhe shprehu kënaqësi të madhe për realizimin e këtij takimi, me ç’rast veçanërisht theksoi se takimet në nivel parlamentar paraqesin bazë për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, shkurtimisht i informoi anëtarët e Komisionit për aktivitetet e Kuvendit, për fokusin kryesor të ndryshimeve të dëshiruara në funksionimin e Kuvendit me një qëllim të vetëm dhe ky është kthimi i rolit të vërtetë, të përcaktuar me Kushtetutë të pushtetit ligjvënës i cili në funksionimin e vet duhet të jetë i pavarur në aspektin financiar, të sigurisë dhe në aspekt të ligjit të veçantë për shërbimin e Kuvendit i cili sipas mënyrës së punës dallohet prej administratës tjetër.

Xhaferi, siç citohet në njoftim, fliste edhe për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në arritjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët, ku përveç nënshkrimit të Marrëveshjes me Bullgarinë, e përmendi edhe arritjen e paradokohshme të zgjidhjes së pranueshme të ndërsjellë për kontestin me emrin me Republikën e Greqisë dhe e gjithë kjo në drejtim të përmbushjes së parakushteve të nevojshme për marrjen e ftesës për anëtarësim të plotfuqishëm në BE dhe NATO, që janë qëllimet strategjike të Republikës së Maqedonisë që nga pavarësimi.

Deputetja nga Parlamenti i Kosovës, Balje, u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Maqedonisë ia jep Republikës së Kosovës, në përpjekjet e saj për etablim në skenën ndërkombëtare, a sidomos për mbështetjen parlamentare. Ajo shprehu dëshirë dhe shpresë se bashkëpunimi i këtillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen me intensitet edhe më të madh ndërsa Grupet e miqësisë në të dy Parlamentet të jenë bazë e mirë për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, për këmbim dhe fitim të përvojave.

Duke e pas parasysh atë se, siç tha, Xhaferi se ndërmjet dy vendeve ka kornizë normative-ligjore të ndërtuar të pasur, a përveç kësaj, lidhjet ndërmjet qytetarëve të të dyja anëve janë në më shumë nivele, nuk ka asnjë pengesë për përparimin e bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar dhe në fund të takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan se do të vazhdojnë me realizimin e kontakteve të rregullta dhe vizitat e rregullta të ndërsjella.

Marketing