Xhaferi takon ambasadorin e Shqipërisë në RMV Fatos Reka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot në kabinetin e vet e pranoi ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, SH.T. Fatos Reka.

Marketing

Në takim, ambasadori Reka Kryetarit Xhaferi ia transmetoi urimin zyrtar për rizgjedhjen në funksionin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si edhe nga funksionarë të tjerë të lartë të vendit fqinj. Me këtë rast, ambasadori Reka theksoi se zgjedhjet  e fundit e konfirmuan rëndësinë dhe kapacitetin demokratik të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shkëlqesia e Tij, drejtoi edhe ftesë për Kryetarin Xhaferi për të vizituar Republikën e Shqipërisë.

Duke i falënderuar për urimet dhe ftesën, Kryetari Xhaferi theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së  Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë janë në nivel të lartë, me dialog intensiv politik në nivele të ndryshme dhe bashkëpunim në numër të konsiderueshëm të fushave me interes të ndërsjellë. Xhaferi më tutje tha se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe gjatë këtij mandati, me theks në intensifikimin e kontakteve ndërparlamentare në të gjitha nivelet dhe se së shpejti pritet formimi i Grupit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, me çka do të vazhdojë bashkëpunimi i vendosur i afërt me Grupin e bashkëpunimit në parlamentin shqiptar.

 

 

 

 

Marketing