Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka qenë pjesë e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ai ka zgjedhur siç tha pak të flasë për historinë dhe më shumë për të ardhmen e shqiptarëve dhe Ballkanit në Përgjithësi.

“Jemi të vetëdijshëm se ka duam të shkojmë, çka të arrijmë dhe si të arrijmë si vende të Ballkanit. Dalëngadalë po lëmë periudhat kritike. Po punojmë në drejtim të fqinjësisë së mirë, për t’u anëtarësuar në BE dhe ky është synim i përbashkët”, ka thënë Xhaferi.

“Bashkimi do të arrihet në gjirin e Evropës së bashkuar”.
“Gjeneratave të ardhmes nuk duhet t’u lëmë gështenjat e nxehta në trashëgimi. Vetëm të bashkuar jemi më të fuqishëm. Shikimin gjithmonë duhet ta kemi kah e ardhmja”.