Xhaferi-Thaçi: Ekziston interes për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve

Në kuadër të vizitës zyrtare njëditore në Republikën e Maqedonisë, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi realizoi takim edhe me Talat Xhaferin, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Marketing

Në takim, siç informojnë nga Kuvendi, presidenti Thaçi tha se Republika e Kosovës, si fqinj i drejtpërdrejtë, ndjen nevojë të shprehë mbështetje për Republikën e Maqedonisë. Ai theksoi se Republika e Kosovës e respekton integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë dhe e mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në NATO.

Sa i takon bisedave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Thaçi tha se marrëveshja eventuale ndërmjet tyre, nuk do i rrezikojë aspak vendet fqinje dhe se i tërë procesi do të jetë në koordinim me Uashingtonin dhe BE-në.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi theksoi se ekziston interes shumë i madh për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve miqësore dhe fqinjësore dhe për intensifikimin e kontakteve dhe komunikimit pozitiv të personave zyrtarë në favor të përparimit të bashkëpunimit të mirë të ndërsjellë dhe këmbimit të përvojave në të gjitha fushat e jetës politike dhe shoqërore.

Xhaferi tha se i mbështet përpjekjet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Marketing