Xhaferi u shpreh ngushëllime familjeve të të vdekurve në aksidentin afër Llaskarcës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi u shpreh ngushëllime familjeve të të vdekurve në aksidentin rrugor që ka ndodhur dje në autostradën Shkup – Tetovë, afër fshatit Llaskarcë.

Marketing

“Jam thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga ky lajm tronditës dhe në këtë çast të hidhur për vendin tonë, për qytetarët tanë, më lejoni që ta ndaj dhimbjen me familjarët e afërm, me miqtë, me bashkëqytetarët e viktimave, të lënduarve dhe të gjithë atyre që ishin pjesëmarrës në këtë tragjedi njerëzore. Shpreh besimin dhe dëshirën që çastet e këtilla të mallëngjyeshme për vendin tonë, të mos përsëriten kurrë!. Lutjet tona janë me të lënduarit, me dëshirë që të kurohen sa më shpejtë dhe të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, pranë të afërmve të tyre” thekson Xhaferi.

Mirënjohje për të gjithë qytetarët dhe gjithë kapacitetin mjekësor të cilët u bashkuan dhe e dëshmuan humanizmin e vet në vepër.