Xhaferi uron Krishtlindjet besimtarëve katolikë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, me rastin e festës së madhe Lindjes së Krishtit – Krishtlindjes, uron të gjithë qytetarët të cilët e festojnë festën sipas kalendarit Gregorian.

Marketing

“Në këtë festë të rëndësishme e cila ka fuqi të bashkojë, me mesazhin tim dëshiroj që vlerat universale që lindin nga çdo festë – dashuria, ndarja, bamirësia dhe respekti i ndërsjellë, të Ju sjellin shëndet të mirë, përparim, paqe të brendshme dhe të jenë arsye për shumë gëzime. Para së gjithash, uroj që këto vlera të jenë udhëzuesi në ndërtimin e ardhmërisë sonë të përbashkët, me mendime të mira dhe pozitive.Të nderuar qytetarë, më lejoni edhe njëherë të Ju uroj festën dhe të uroj ti kaloni të rrethuar me më të afërmit e juaj, në ngrohtësinë e shtëpive tuaja përplot frymë festive” – qëndron në kumtesën e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.