Xhaferi-Xuo: Bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të vazhdojë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot ka realizuar takim me ambasadorin kinez Xhang Xuo, të cilin e ka informuar për konstituimin e Parlamentit, zgjedhjen e Qeverisë së re dhe për atë se vijon zgjedhje e trupave punues të dhomës ligjvënëse, përfshirë edhe të grupit për bashkëpunim me Parlamentin e Kinës.

Marketing

“Pandemia ka ndikim të vetin në vizitat e ndërsjella fizike dhe komunikimet, por dhomat ligjvënëse kanë mundësi që përmes rrugës elektronike ta zhvillojnë bashkëpunimin e konfirmuar parlamentar”, tha Xhaferi.

Siç kumton pres shërbimi i Qeverisë, Xhaferi ka shfaqur shpresë se me formimin e Qeverisë, projektet e filluara dhe të parashikuara bilaterale do të vazhdojnë edhe në të ardhme.

Ambasadori Xhang shprehu falënderim për takimin e realizuar dhe e shfrytëzoi rastin t’i dorëzojë letër me urim për rizgjedhjen, të drejtuar prej Li Xhanshu, kryetar i Kongresit Popullor Kinez. Duke drejtuar gjithashtu urime personale për rizgjedhjen, ambasadori theksoi se kryetari Xhaferi është mik i dëshmuar i popullit kinez, me kontribut të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Ai po ashtu e përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut të pozitave shtetërore të Republikës Popullore të Kinës.

Edhe krahas ndikimit të pandemisë në jetën e përditshme, konstatoi Xhang,  bashkëpunimi ndërmjet shteteve doemos të vazhdojë si në sektorin shëndetësor ashtu edhe në sektorë tjerë me interes të ndërsjellë, si në transport, infrastrukturë dhe energjetikë.

“Tregu i madh kinez siguron mundësi të shkëlqyera të bashkëpunimit edhe në fusha tjera dhe për këtë qëllim, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut bashkëpunon në mënyrë aktive me odat ekonomike dhe faktorët tjerë për shfrytëzimin e këtyre potencialeve”, përfundoi Xhang.

Marketing