Xhaferi-Zhidan: Konfirmim i marrëdhënieve të mira që bazohen në miqësi të sinqertë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot realizoi takim me Delegacionin nga Republika e Sllovenisë, të paraprirë nga Kryetari i Kuvendit Shtetëror Dejan Zhidan, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Kuvendit Zeqir Ramçilloviq dhe kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, z-nja Nada Cipusheva.

Marketing

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për realizimin e kësaj vizite zyrtare dhe për intensitetin e takimeve në të gjitha nivelet, si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm bilateral ndërmjet dy shteteve. Frekuenca e vizitave në kuadër të bashkëpunimit parlamentar është veçanërisht e theksuar në disa vitet e fundit. Në këtë drejtim, e çmojmë lartë mbështetjen e Republikës së Sllovenisë për integrimet tona euroatlantike, theksoi Kryetari Xhaferi.

Kryetari Xhaferi e informoi bashkëbiseduesin e vet për momentin kthesë në të cilin gjendet vendi në historinë e vet më të re, në raport me aderimin e shpejtë në NATO dhe pritjet për marrjen e datës për negociata për anëtarësim në BE këtë vit.

Në kontekst të NATO-s, ai përsëri falënderoi për faktin që Republika e Sllovenisë ishte vendi i parë që pas Republikës së Greqisë e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe shprehu pritjen se Spanja së shpejti do e përfundojë procedurën e ratifikimit të Protokollit aderues, me ç’rast vendi do të bëhet anëtari i 30-të i NATO-s këtë vit.
Në raport me BE-në, në tetor, edhe krahas një sërë reformash, vijonte dëshpërim për shkak të reagimit të Francës dhe disa vendeve tjera, që kërkonin përmirësim të metodologjisë së udhëheqjes së negociatave dhe shtyrje të vendimit për këtë çështje. Kryetari Xhaferi potencoi se, vendi megjithatë mbetet në rrugën e reformave deri në anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe se të gjitha partitë politike mbesin në atë rrugë, për shkak se vendi nuk ka alternativë tjetër, përveç anëtarësimit në Union. Gjithashtu, ai e përshëndeti anëtarësimin e të dy vendeve në nismat rajonale siç është Procesi Bërdo-Brioni, PBEJL si edhe në suazat e Procesit të Berlinit.
Kryetari Zhidan shprehu këna qësi të madhe për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si edhe mbështetjen e të gjitha partive politike në Republikën e Sllovenisë për proceset euroatlantike. Sipas tij, anëtarësimi në NATO është përfitim i rëndësishëm dhe i njëjti duhet të përshëndetet, a në drejtim të BE-së ai i ndau përvojat e Sllovenisë dhe pengesat me të cilat është ballafaquar тnë rrugën drejt anëtarësimit, që në fund megjithatë është treguar si vendim i mirë për të gjithë qytetarët e saj. Ai shprehu bindjen se vendi do të marrë datë për fillimin e negociatave deri në maj të këtij viti. Kryetari Zhidan po ashtu shprehu mbështetje të nismës për mundësimin që studentët nga Maqedonia e Veriut të mund të studiojnë në kushte të njëjta si edhe studentët sllovenë, duke shprehur shpresë se ato mund të shërbejnë si urë e ndërlidhjes ndërmjet dy vendeve.

Bashkëbiseduesit e theksuan mbështetjen e vet për përparimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe mundësimin e kushteve të nevojshme për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy dhomave ekonomike të dy shteteve.