Xhaferri: Është vonë të diskutohet për Kodin Zgjedhor

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se është vonë të organizohet diskutim publik rreth ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, të cilat po sillen në procedurë të shkurtuar ndërsa nga java e ardhshme duhet të fillojë edhe diskutimi i amendamenteve.

Marketing

Paralajmërimi i Xhaferit vjen një ditë pasi që kryetari i Komisionit për Sistem Politik paralajmëroi se të mërkurën e ardhshme planifikohet seancë dëgjimore për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ku tha se do të tërhiqen edhe 6.000 amendamentet e OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së.“Rregullorja nuk njeh terminologjinë seancë dëgjimore. Në rregullore rregullohet diskutimi publik. Nëse i është referuar diskutimit atëherë në Propozim-ligjin në procedurë të shkurtuar duhet të ketë kërkesë për diskutim publik”, tha Xhaferi.