Xhaferri në Simpoziumin “Vlerat e humbura të kulturës turke në Ballkan dhe në Evropën Lindore” .

Kryetati i Kuvendit Talat Xhaferri, me rastin e ditës së mësimit në gjuhën turke në RMV, morri pjesë në Simpoziumin “Vlerat e humbura të kulturës turke në Ballkan dhe në Evropën Lindore” . Fjalimi I Xhaferrit :Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kam mundësinë të përshëndes hapjen e këtij simpoziumi të rëndësishëm të titulluar “Vlerat e humbura të kulturës turke në Ballkan dhe në Evropën Lindore”, dhe të përshëndes prezencën e Kryetarit lartë të respektuar të Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, z. Shentop, dhe kisha dashur të shfrytëzoj këtë rast dhe juve koleg i nderuar, mirëpo edhe të gjithë të pranishmëve, dhe bashkëqytetarëve tanë pjesëtarët të bashkësisë turke, t’ju uroj 21 Dhjetorin, Ditën e mësimit në gjuhën turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që është pjesë e festave të përcaktuara me Ligjin për festat në Republikën e Maqedonisë së Veriut a me të cilin tregohet respekt ndaj të gjitha bashkësive që janë pjesë e pandashme e indit shoqëror të vendit. Dëshiroj të theksoj se pasuria e shoqërive multietnike është pikërisht në pasurinë e gjuhëve, kulturave, traditave dhe kuptohet, vlerave që paraqesin identitetin dhe veçantinë e çdo bashkësie veçmas dhe janë shenjë e saj mbrojtëse ndërsa në vendin tonë, kjo reflektohet në mënyrë të shkëlqyer.
Megjithatë, unë sot nuk do të flas për pjesën profesionale të temës, për këtë janë këtu mysafirët e nderuar, unë do të përqendrohem në përgjegjësitë e mia si Kryetar i dhomës ligjvënëse të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dua të konfirmoj diçka që e kam thënë shumë herë deri tani, prej në fillim të marrjes së detyrës së Kryetarit të Kuvendit se angazhimi im pa rezervë do të jetë i orientuar kah diplomacia parlamentare nëpërmjet vendosje së marrëdhënieve dhe bashkëpunimit parlamentar aty ku nuk ekzistojnë, kah gjallërimi aty ku ato tani më janë vendosur por nuk kanë ndonjë intensitet të konsiderueshëm dhe kah thellimi dhe ngritja në një nivel edhe më të lartë aty ku ato marrëdhënie dhe bashkëpunim janë në nivel të shkëlqyer, siç janë mund të them me siguri të madhe, ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, gjegjësisht, i karakterizon bashkëpunim i frytshëm edhe atë, si në nivelin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral, në kuadër të asambleve parlamentare ndërkombëtare ku janë anëtare të dyja dhomat ligjvënëse dhe ku Delegacionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut rregullisht i mbështesin kandidimet e deputetëve turk në cilësinë e anëtarëve të trupave ekzekutivë të këtyre asambleve. Në agjendën time, sado që të jetë ajo e ngjeshur, gjithmonë gjendet hapësirë, për arsye se vullnet çdoherë ka ndërsa lodhja nuk është kurrë arsyetim, të marr pjesë, të vendos kontakte të drejtpërdrejta dhe të promovoj aktivitetin e dhomës ligjvënëse në drejtim të ndërtimit të dhomës së vërtetë të demokracisë, mbrojtësit të të drejtave dhe lirive të pranuara universale, vendi ku dëgjohet zëri i të gjithë qytetarëve njëlloj, nëpërmjet përfaqësuese të tyre, pa dallim në përkatësinë e tyre etnike, fetare, partiake, kulturore, sociale dhe përkatësisë gjinore. Në këtë drejtim është edhe vizita e sotme dhe takimi me kolegun e respektuar nga Turqia, ndërsa në të ardhme shpresoj se takimet dhe vizitat ndërsjella në nivelin më të lartë shtetëror do të rezultojnë me marrëveshje dhe lidhje të edhe qindra marrëveshjeve tjera që janë korniza e domosdoshme ligjore për zhvillimin e papenguar të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe të gjitha marrëdhënieve tjera, me ç’rast, do të konstatoj me kënaqësi se për marrëdhëniet miqësore, familjare dhe gjithë të tjerat ndërmjet qytetarëve të dy vendeve, nuk duhet të shtohet asgjë, respektivisht, lidhjet janë aq të fuqishme, historike, tradicionalisht të ngrohta, që mund të shërbejnë si shembull për të gjitha shtetet në rajon.
Të nderuar,
Republika e Maqedonisë së veriut është fuqimisht e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik dhe promovimit dhe ndarjes së vlerave dhe përgjegjësive të përbashkëta të NATO-s, si vend-anëtar i saj i 30-të, dhe në këtë rrugëtim që së shpejti do i vihet kurorë, kemi pasur mbështetje pa rezervë të gjitha vendeve prandaj, dua ta shfrytëzoj këtë mundësi dhe prezencën e kolegut Shentop dhe të shpreh mirënjohje ndaj Kuvendit Turk për ratifikimin e Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, që është akt i mbështetjes së sinqertë dhe përveç kësaj, do të jetë vazhdim i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Të nderuar,
Janë të pafund mundësitë për mbështetje dhe bashkëpunim të ndërsjellë kur bëhet fjalë për miqësi tradicionalisht të sinqerta dhe të mira, të bazuara mbi vlera të vërteta dhe ura e ndërlidhjes e së cilave janë qytetarët e dy vendeve, relacionet e atilla mund të jenë vetëm më të fuqishme dhe kuptohet, në dobi të qytetarëve.

Marketing
Marketing