Xhaferri: Nuk ka kohë për ndryshime në kodin Zgjedhor

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se propozimin e dhjetëra deputetëve për ndryshim të modelit zgjedhor dhe atë për listat e hapura të kandidatëve për deputetë e ka lëshuar në procedurë parlamentare dhe në njërën nga seancat e ardhshme sipas Rregullores, duhet të vendoset në rend dite. Se cili do të jetë rezultati i debatit dhe votimit për këto propozime, sipas kryeparlamentarit, do të varet nga deputetët por ai vlerëson se për ndryshime në Kodin Zgjedhor nevojitet konsensus dhe disa nga partitë tashmë janë shprehur për këto ndryshime. Sipas Xhaferit, me një projekt të tillë nuk hyhet në muajin d fundit para përfundimit të punës së Kuvendit. “Nuk është e rekomandueshme sepse Kuvendu duhet të punojë për ndryshimet rreth një muaj dhe nevojitet që të ndryshohet komolet struktura, të definohen njësitë nëse vjen deri te ndryshimi i njësive dhe të ndryshohen vendvotimet”. Kjo duhet t’i lihet në dorë ndonjë përbërje tjetër parlamentare, vlerëson ai.

Marketing