Xhaferri: Qytetarët aktivë, gardianë të demokracisë

Klubi për Çështje dhe Politika Rinore pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i mbështetur nga Instituti Demokratik Nacional, me rastin e shënimit të 15 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, promovoi aktivitetet e organizatave rinore.

Marketing

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri, në fjalën e tij përshëndetëse, inkuajoi aktivizmin rinor dhe kontributin e të rinjve në shoqëri. Besojmë se demokracia, pa format e aktivizmit dhe pa pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, para së gjithash të rinjve në proceset e krijimit të politikave, është e lëndueshme dhe çdoherë në skaj të përjetimit, tha Xhaferi.

“Ajo që jemi shoqëri multikulturore, multietnike dhe multikonfesionale, është përparësi shumë e madhe për ne, për arsye se ato dallime na kanë pasuruar me njohjen e bukurisë, të mësosh të jetosh dhe ndërtosh ardhmëri me të ndryshmit, t’i kuptosh dhe t’i respektosh zakonet e tjerëve, t’i festosh bashkë festat dhe të bashkëndjesosh atëherë kur janë fatkeq. Bëhuni solidarë, jini të hapur dhe plot respekt për çdo individ, për shkak se vetëm nëpërmjet inkluzionit të të gjithëve do të krijojmë kushte për zhvillim ekonomik, social dhe kulturor të gjithë neve, për shkak se piktura është më e bukur kur është e tërësishme dhe gëzimi është më i madh, vetëm kur të gjithë janë të lumtur në të. Bëhuni zëri i më pak të fuqishmëve, për arsye se liria e të shprehurit është e drejtë njerëzore dhe është themeli mbi të cilin është ndërtuar demokracia, pa liri të të shprehurit, nuk ka demokraci”, tha Xhaferi duke përkujtuar të rinjtë se vetëm qytetarët aktivë janë gardianët e demokracisë dhe udhërrëfyes për ndryshimet shoqërore. Bëhuni ju ai udhërrëfyes, ndërsa ne politikanët, do të jemi mbështetja dhe fuqia juaj” – porositi kryeparlamentari Xhaferi.

Fjalime mbajtën edhe fituesit e çmimeve për përpilimin e aplikacionit për të paraqitur dhunën “Speak Out”, organizatorëve të “Fridays for the Future”, si dhe përfaqësuesit e organizatës rinore KRIK, e cila është e dedikuar për të punuar me personat dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

Materialet promovuese nga organizatat u ekspozuan në hyrjen kryesore të Kuvendit.

Marketing