Xhaferri: RMV kontribuon në bashkëpunimin rajonal

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, drejton delegacionin e lartë të Kuvendit, që po merr pjesë në Asamblenë e 141 të Unionit Ndërparlamentar, që mbahet në Beograd, e ku po diskutohet përforcimi i së drejtës ndërkombëtare: rolet dhe mekanizmat parlamentare dhe kontributi në bashkëpunimin rajonal.

Marketing

Sipas kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut, vendi ka treguar një shembull të pashoq të tejkalimit të dallimeve me fqinjët, e kjo e ka kthyer në shembull për Ballkanin e më gjerë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut mendoj që pas gjitha përpjekjeve që ka bërë në bashkëpunimin rajonal dhe me marrëveshjet e bëra me fqinjët e saj, ka treguar dhe ka kontribuar në ndërtimin e qasjes pozitive në bashkëpunimin rajonal”,- deklaroi kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi.

Në kuadër të Asamblesë së 141 do të shënohet 130-vjetori i formimit të Unionit Ndërparlamentar dhe 70-vjetori i Konventave të Gjenevës.

Në këtë Asamble po marrin pjesë rreth 1,700 përfaqësues nga mbi 140 vende anëtare të BE-së, si dhe më shumë se 70 kryetarë të parlamenteve.

Marketing