Xhaferri Tiganj:Puna e përgjithshme parlamentare, dialogu pushtet-opozitë , imperativ kryesor i demokracisë

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi, u takua me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Nives Tiganj. Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi e përgëzoi për funksionin e ri duke i dëshiruar mandat të frytshëm dhe të suksesshëm të ambasadorit, si dhe shprehu pritje se bashkëpunimi i deritanishëm i institucioneve të Republikës së Maqedonisë me Ambasadën e Kroacisë do të vazhdojë edhe më tutje. Theksoi se Republika e Kroacisë është mike e dëshmuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbështetëse e integrimit të saj evropian dhe euroatlantik, fakt i cili vlerësohet dhe respektohet shumë. U shpreh i bindur se kjo mbështetje e fuqishme do të përforcohet gjatë kryesimit të ardhshëm të Republikës së Kroacisë me Këshillin e Bashkimit Evropian vitin e ardhshëm, dhe do të rezultojë me marrje të datës për fillim të negociatave në Samitin e majit në Zagreb. Kryetari Xhaferi informoi se, mosmiratimi i vendimit për fillim të negociatave shkaktoi dëshpërim të madh te qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por theksoi se ne edhe më tutje mbetemi të përkushtuar në procesin reformues. Njëkohësisht, si shtet mbetemi të përkushtuar edhe në Procesin e Berlinit, bashkë me vendet tjera të rajonit, që të tregojmë angazhime të fuqishme për angazhime për rezultate reale do të kenë efekte pozitive afatgjate.

Marketing

Në kontekst të NATO-s, vendi e pret ratifikimin e fundit të Protokollit aderues për anëtarësim në NATO nga ana e Parlamentit të Spanjës, i cili pikërisht sot e mban Mbledhjen Konstituive, pas rizgjedhjeve të nëntorit. E falënderoi shtetin e Kroacisë dhe Kuvendin e Kroacisë të cilët bashkërisht me Kuvendin e Malit të Zi dhe të Sllovenisë ishin të parët të cilët e bënë ratifikimin e Protokollit aderues, ku në atë seancë ishte i pranishëm edhe delegacioni i Kuvendit.

Në planin bilateral ishte theksuar se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe në të ardhmen, do t’i kultivojë marrëdhëniet miqësore me Kuvendin e Republikës së Kroacisë, në veçanti duke e intensifikuar bashkëpunimin ndërparlamentar në nivelin më të lartë, si dhe në nivelin e grupeve parlamentare të bashkëpunimit me parlamentet e shteteve të veçanta. Paralelisht, përveç përforcimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit parlamentar, Kryetari Xhaferi theksoi se të dyja vendet duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për të përforcuar bashkëpunimin ekonomik, turizmin dhe tregtinë, si segmente të rëndësishme të jetës shoqërore.

Ambasadori Tiganj i përcolli bindjet e kryesisë së lartë kroate të shtetit për mbështetjen e mëtejshme të integrimit evropian dhe euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke shpresuar se gjatë kryesimit të ardhshëm të Republikës së Kroacisë me Këshillin e Bashkimit Evropian do të korrigjohet padrejtësia ndaj vendit. Ai theksoi se Republika e Kroacisë ka 12 tvining projekte me disa institucione shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet të cilave transmetohet përvoja kroate dhe ndihmohet në procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Si vendim i veçantë shtetformues me pasojat e gjata pozitive në planin e jashtëm politik për vendin i vlerësoi marrëveshjet e kompromisit me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut u dha fund çështjeve të hapura.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e tanishme politike në vend përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, aktivitetet e Kuvendit dhe Qeverisë në këtë kontekst, marrëdhëniet e mira fqinjësore, puna e përgjithshme parlamentare, dialogu pushtet-opozitë si një imperativ kryesor i demokracisë, mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndarja e përvojave të përbashkëta në politikën e jashtme dhe diplomacinë parlamentare.