Xhaka drejt largimit, e kërkon gjiganti nga Serie A

Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenal për të vazhduar karrierën në Serie A.Është skuadra e Milanit që po mendon për një lëvizje të mundshme të mesfushorit të Përfaqësueses së Zvicrës.Është media italiane ‘Calciomercato’ që raporton për interesimin e Milanit për Granit Xhakën.Xhaka ka humbur besimin e drejtuesve të klubit dhe dashurinë e tifozëve të Arsenal pas incidentit që ndodhi në sfidën kundër Crystal Palace.Atij i është hequr shiriti i kapitenit nga Unai Emery, dhe vazhdon të injorohet duke mos u ftuar farë në dy ndeshjet e fundit.Milan janë duke e vëzhguar me vëmendje këtë situatë, duke qenë në gatishmëri për të tentuar transferimin e tij në ‘San Siro’.

Marketing
Marketing