Xhaka: Kërkoj falje për gabimin

Granit Xhaka ka reaguar pas gabimit të cilin e bëri në barazimin ndaj Burnleyt.

Arsenali dhe Burnley u ndeshën në kuadër të xhiros së 29-të të Premierligës.

Marketing

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, por kur Arsenali ishte në avantazh, Xhaka bëri një gabim i cili i kushtoi skuadrës me gol

Arsenali ishte duke ndërtuar aksionin nga portieri, dhe Xhaka morri topin dhe u mundua të pasojë, por aty ishte sulmuesi i Burnley, Wood i cili i ndëshkoi “The Gunners” dhe shënoi për të barazuar rezultatin.

Tani, Xhaka ka reaguar në rrjetin e tij social, Instagram.

“I mbaj duart lart për golin e tyre dhe kërkoj falje për gabimin e bërë”, tha Xhaka.

“Ky është futbolli dhe tani edhe unë ndihem i frustruar ashtu si të gjithë ju”, përfundoi Granit Xhaka.

https://www.instagram.com/p/CMFYx2fsAVN/?utm_source=ig_embed

Marketing