Xhaka mund të kthehet në Bundesligë

Sipas medieve kryesorë në Agnli dhe Gjermani (Bild), mesfushori shqiptar i Arsenalit do të bashkohet me ekipin e Bundesligës në Gjermani te Hertha e Berlinit, skuadër kjo që drejtohet nga një emër shumë i njohur i futbollit gjerman, Jurgen Klinsmann.
Xhaka, 27 vjeç, i ka komunikuar klubit të tij aktual se dëshiron të largohet pas një përplasjeje të madhe që pati me tifozët e “Topçinjve” në tetor. Madje mësohet se ai u ka treguar edhe shokëve të skuadrës për përvojën e re që e pret në Berlin
Xhaka edhe më herët ka luajtur në Gjermani, ku kaloi katër vjet në Borussia Monchengladbach, por tashmë mundë të bashkohet me Herthan e Berlinit.

Marketing
Marketing