Mesfushori i përfaqësuese së Zvicrës dhe Arsenalit, Granit Xhaka ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e Fadil Vokrrit pas lajmit për vdekjen e legjendës të futbollit kosovar, transmeton albinfo.ch.

Xhaka është ndër futbollistët e parë që ka reaguar pas vdekjes së Vokrrit duke e quajtur atë si legjendë. “Ngushëllime familjes Vokrri, shpirti yt u prehtë në paqe legjenda jonë” ka shkruar Xhaka në rrjetin social Instagram ku edhe ka postuar dy foto me të ndjerin.

Kryetari i Federatës së Futbollit në Kosovë, Fadil Vokrri vdiq mëngjesin e sotëm pas një sulmi në zemër.