Xhaka pas fitores ndaj Man City: Krenar me skuadrën

Granit Xhaka ka thënë disa fjalë pas fitores kundër Manchester City.

Skuadra e Arsenal ka shënuar fitore të rëndësishme duke mposhtur në gjysmëfinale të Kupës FA skuadrën e Manchester City.

Marketing

Me rezultatin 2:0 falë golave të Aubameyang, ‘Gunners’ do të luajnë tashmë në finalen e madhe të ‘Wembley’.

Pas kësaj ndeshje, disa fjalë në ‘Facebook’ ka thënë edhe Granit Xhaka, mesfushori me prejardhje kosovare, i cili aktivizohet me Arsenal.

“Shumë krenar me këtë skuadër. Më pëlqen të fitoj në ‘Wembley”, ka shkruar Xhaka, transmeton lajmi.net.

Arsenal tashmë pret për të njohur kundërshtarin, i cili vjen nga çifti Chelsea – Manchester United

Marketing