Xhemaili: Zjarri i shkaktuar sot në disa shtëpi të f.Vicë edhe njëherë tregoi veprimin në kohë dhe me përgjegjësi të ekipeve të zjarrëfikësve të Tetovës

Hisen Xhemaili,ministri pa resor të obliguar për rregullore të përmirësimit të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, njofton se zjarri i shkaktuar sot në disa shtëpi të fshatin Vicë edhe njëherë tregoi veprimin në kohë dhe me përgjegjësi të ekipeve të zjarrëfikësve të Tetovës. Angazhimi i banorëve të Vicës dhe rinia e fshatit meritojnë mirënjohje pafund dhe falenderim të veçantë për solidaritetin e treguar.
Fati i mirë i kësaj fatkeqësie është se zjarri nuk ka shkaktuar humbje në njerëz, por vetëm dëme materiale.Solidariteti i treguar sot nga banorët vendas, ekipet e zjarrëfikësve dhe ekipet shëndetësore besoj që nuk do të mungojë edhe nga institucionet tjera për t’u dal në ndihmë të dëmtuarëve!” – thotë Xhemaili

Marketing

Marketing