Xhamitë mbulohen me lule në Zelandën e Re

Shumë xhami në Zelandën e Re dhe në mbarë botën janë mbuluar me lule, me mesazhe përkrahëse dhe thirrje për paqe pas masakrës në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vranë 49 myslimanë.

Marketing

Reagimet më të mëdha kanë ardhur pikërisht nga shteti ku ndodhi sulmi. Masakra e ditës së premte është më e madhja që është shënuar ndonjëherë në historinë e Zelandës së Re.

Ndonëse e kishin të pamundur për të hyrë në xhami për shkak se ato ishin të rrethuara nga policia, shumë njerëz kanë lënë lule dhe mesazhe paqeje pranë hyrjeve të tyre. Lule janë lënë pranë një xhamie në kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington. Njerëzit e mbledhur para kësaj xhamie kanë shkruar në trotuare mesazhe mbështetëse për viktimat dhe komunitetin mysliman.

Marketing