Xhamitë në Gjermani marrin letra kërcënuese

Të paktën dy xhami në shtetin qendror gjerman Hesse këtë javë morën letra kërcënuese, njoftuan përfaqësuesit e komunitetit musliman në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Salih Ozkan, një përfaqësues i grupit turko-musliman DITIB, tha se neo-nazistët e dyshuar u dërguan letra kërcënuese xhamive në qytetin Fuerth dhe rrethin e afërt Wahlen.

Ozkan tha se letrat përmbajnë kërcënime dhune ndaj muslimanëve dhe ishin nënshkruar nga një grup që e quanin veten “NSE 2020”.

Ai i bëri thirrje policisë që të kryejë një hetim serioz dhe të sigurojë mbrojtje më të madhe për xhamitë.

Nuk është e qartë nëse kërcënimet kanë lidhje me rrjetin neo-nazist në hije “NSU 2.0”, i cili ka dërguar qindra kërcënime me vdekje për muslimanët dhe imigrantët e shquar gjatë dy viteve të fundit.

Në muajin korrik, autoritetet gjermane arrestuan një oficer të pensionuar të policisë dhe gruan e tij me dyshimin se disa nga letrat kërcënuese ishin shkruar dhe dërguar nga çifti.

Nënshkrimi “NSU 2.0” ishte një referencë për organizatën terroriste të ekstremit të djathtë NSU (Socialistët Kombëtarë Nëntokësorë).

Midis viteve 2000 dhe 2007, grupi NSU vrau dhjetë njerëz, përfshirë tetë imigrantë turq dhe një grek, si dhe një oficer policie, por vrasjet kanë mbetur të pazgjidhura.

Përderisa zbulimet e fundit kanë treguar se agjencia e brendshme e intelegjencës e Gjermanisë kishte dhjetëra informatorë që kishin kontakte me të dyshuar të NSU-së, zyrtarët këmbëngulën se ata nuk kishin informacione paraprake në lidhje me celulën terroriste NSU dhe vrasjet.

Marketing