‘Xhebrailat’ tallen me trajnerin Batatina pas fitores ndaj Llapit

17:55 | 28 Prill 2021

Marketing

Skuadra e Ballkanit ka arritur që të fitojë me rezultat minimal 1-0 ndaj Llapit.

Ndeshja e cila fillojë nga ora 15:00 u mbyllë në fund në të mirë të skuadrës suharekase, ku edhe u pozicionua në kreun e tabelës, raporton lajmi.net.

Pas ndeshjes, tifogrupi i Ballkanit i njohur ndryshe si “Xhebrailat” janë tallur me trajneri e Llapit, Tahir Batatinën.

“Xhamadani vija vija, Tahir Batatina pa asni pike shkon te shpija”, kanë shkruar ata në rrjetin e tyre social në facebook.

Tahir Batatina në anën tjetër, fajësoi gjyqtarin për fitoren e Ballkanit./Lajmi.net/

Marketing