Më ka impresionuar ajo që biznesmenët e Selanikut të cilëve nuk u pëlqen Marrëveshja e Prespës, megjithatë pajtohen se implementimi do të krijojë mundësi të reja dhe të rëndësishme ekonomike, thotë ambasadori i SHBA-së në Athinë, Xhefri Pajat për edicionin javor të “Katimerini”-t, dhe shton se zgjidhja mes dy vendeve i “hap” marrëdhëniet me fqinjët verior.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, intervista është në vigjilje të Panairit tradicional ndërkombëtar në Selanik që fillon të shtunën e ardhshme, ndërsa në të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë vit janë vend i nderit.
“Marrëveshja e Prespës është e rëndësishme sepse i “hap” marrëdhëniet me fqinjët verior.

Isha i impresionuar sepse në Selanik nga biznesmenët kam dëgjuar se pajtohen, madje edhe nëse nuk u pëlqen marrëveshja e Prespës, se nëse zbatohet do të krijojë mundësi të reja dhe të rëndësishme ekonomike.

Nuk bëhet fjalë vetëm për Shkupin, por edhe për marrëdhënien historike të Greqisë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, faktin se Greqia e ndan mendimin amerikan se këto vende duhet të mundohen ta vazhdojnë rrugën e tyre deri në anëtarësimin në NATO dhe BE, nëse popujt e tyre e zgjedhin atë”, thotë ambasadori i SHBA-së.

Ai shton se pikërisht kjo do të jetë pjesë e porosisë politike të panairit në të cilin do të marrë pjesë ndihmës sekretari i ri shtetëror për Turqinë, Qipron dhe Ballkanin, Methju Palmer.

Pajat thotë se SHBA-ja e preferon Greqinë si partner në përfshirjen e tyre në Ballkanin Perëndimor, por edhe se “Greqia e fuqishme është partner natyror i SHBA-së”.