Xhelal Neziri shkatëron propagandën e Selës dhe Gashit për nënshtetësitë

Analisti politik Xhelal Neziri në “Rruga drejt…”, prezantoi disa citate të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), duke nënvizuar se nuk përputhen numrat e personave pa shtetësi. Opozita shqiptare thekson se bëhet fjalë për diku 7 000 persona derisa sipas raportit të DASH bëhet fjalë për diku rreth 1500 persona.

Marketing

“Kam disa citate të Departamentit të Shtetit Amerikan (DASH) që ka të bëj me të drejtat e njeriut dhe që i referohet Maqedonisë, thotë 563 persona pa shtetësi ka regjistruar UNHCR-ja dhe Shoqatat joqeveritare për personat që nuk kanë as adresë. 273 persona janë të regjistruar që kanë adresë por që nuk kanë shtetësi. Dhe ka diku 700 fëmijë që nuk kanë certifikata të lindjes, që nënkupton se nuk kanë as shtetësi. Dhe ka edhe 750 të tjerë që janë të identifikuar nga Qeveria, që nuk e di se si i ka identifikuar, që janë afro 1500 persona. Mirëpo te këto 563 pjesa me madhe thuhet se janë të komunitetit rom. Ndërkohë që citohet opozita shqiptare që thotë 7 000 shqiptarë etnikë janë pa shtetësi. E tani këto numra janë konfuze”, tha Xhelal Neziri, analist politik.

Marketing