Xhelal Neziri: Zaevi përçmoi shqiptarët, votat i sheh si mall pazari

Ofendimet që lideri i LSDM-së u bëri shqiptarëve përmes bombës së fundit që tha se shqiptarët nuk vlejnë për pesë pare, vazhdojnë të komentohen nga analistë, figura të ndryshme publike, opinionistë dhe jo vetëm duke e quajtur një fyerje të rëndë që i bëhet komunitetit më të madh në Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarëve të Kosovës dhe SHqipërisë informon TetovaSot.

Marketing

Në vijë të kësaj analisti politik Xhelal Neziri në një pronncim për portalin TetovaSot thotë Zaevi në ofendimet e fundit zgjedhjet i sheh si pazar votash dhe do të irritojë një pjesë të madhe të qytetarëve që thellësisht besojnë në vlerat demokratike dhe euroatlantike. Sipas analistit Neziri votat në demokraci nuk duhet të jenë mall që shiten apo blihen në pazar.

“Kjo e ashtuquajtur bombë gjithësesi se do të ndikojë negativisht në rezultatin zgjedhor të LSDM. Është deklaratë e thënë në bisedë private, por që përçmon votuesit shqiptarë të kësaj partie. Në të njëjtën kohë habit edhe botëkuptimi i Zaevit për demokracinë pasi zgjedhjet i sheh si pazar votash. Pikërisht kjo qasje mund të irritojë një pjesë të madhe të qytetarëve që thellësisht besojnë në vlerat demokratike dhe euroatlantike. Çdo votë ka vlerë dhe peshë të njëjtë, pa marrë parasysh nëse është e një qytetari nga etnia maqedonase, shqiptare, turke, rome, boshnjake, serbe apo vllehe. Votat në demokraci nuk duhet të jenë mall që shiten apo blihen në pazar, por një mjet nëpërmjet të cilit qytetari shpreh qëndrim dhe vendos se kush do ta përfaqësojë apo udhëheqë në mandatin e ardhshëm.” thotë për TetovaSot analisti Xhelal Neziri

Ndryshe dje reagoi edhe ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha duke e quajtur si argat të Vuçiçit Zoran Zaevin si dhe shumë analistë të vendit, Kosovës dhe Shqipërisë./TS/