Xhemaili: BDI në koalicion vetëm ME POPULLIN!

Ministri për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Hisen Xhemaili në postimin e tij në fejsbuk , thotë se partia e tij, BDI do të jetë në koalicion vetëm me popullin!

Marketing

Të pa-Besët: koalicionistët e tyre të tanishëm dikur i quanin komunist, dhe thonin se ishin të hapur për koalicion vetëm me forcat politike Shqiptare, tani çuditërisht bëhen bashkë, gjë që historikisht s’ka ndodhur asnjë herë më parë, që një parti Shqiptare të shkoj në një listë të përbashkët parazgjedhore me një parti Maqedonase. Besoj se të gjithë e din, se fshehin qëllime djallëzore, dhe duan që me politikën e tyre të papjekur ti dëmtojnë Shqiptarët.

Koalicioni pa marrëveshje është i destinuar të dështoj, andaj dhe vetë janë të bindur se do të dështojnë në zgjedhjet e 12 PRILLIT, sepse Shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek të pa-BESËT , e cila po tentonë të bëj gjithçka vetëm e vetëm për të shëptuar veten e sajë!

BDI është në koalicion vetëm me popullin, sepse është themeluar nga populli, ndërsa ato janë fraksione (s’mund t’u themi as parti) të krijuara nga përçarjet, ku pas zgjedhjeve do të shëndrohen vetëm në fluska.

Përderisa Ali Ahmeti të jetojë dhe BDI të ekzistoj, fitoret dhe prespektiva e zhvillimit te populli shqiptar kurrë nuk do të mungojnë!

12 PRILLI DO TË SHËNOJË FITOREN MË TË MADHE TË BDI-së më 13 prill:

“DO VIJ CJAPI TE KASAPI”-thotë Xhemaili.

Marketing