Ministri Hisen Xhemaili sot nga afër ka inspektuar çmimet e produkteve bazë.

Sot nga afër kam përcjell punën e Inspektoratit shtetëror të tregut, që këto ditë është në punë të pandërprerë në mbikëqyrjen e vendimit që është miratuar nga qeveria me qëllim që të mos keqpërdoret situata aktuale në treg, si dhe të mbrohen konsumatorët në kushte të kërkesave të rritura për shkak të gjendjes me koronavirusin.

▶️Siç dihet tanimë, pas shpalljes së pandemisë nga OBSH, qeveria mori vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve kryesore përveç atyre që ka dëshmi se janë rritur faturat hyrëse.

▶️Inspektorët e tregut 24 orë në ditë janë në terren për të mbikëqyrë zbatimin e masave të qeverisë, sa i përket kafeneve dhe objekteve hotelierike si dhe çmimeve të produkteve nëpër supermarkete por edhe nëpër barnatore.

▶️Apelojmë deri tek qytetarët që të mos krijojnë panikë, duhet të jenë të qetë, të mos blejnë sasi të mëdha të produkteve, por të bëjnë blerje të arsyeshme, sepse prodhuesit e ushqimeve, distributorët, importuesit dhe supermarketet e mëdha, kanë mjaftueshëm produkte për të cilat kanë nevojë qytetarët.