Funksionarët e BDI-së gjatë ditës së sotme kanë pasur agjend të ngjheshur në rajonin e Tetovës ku për së afërmi janë njoftuar me realizimin e projekteve në këtë pjesë të vendit.

Ministri për investime Hisen Xhemaili, sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Nefruz Celiku, drejtori i SHA Ekonomia e ujërave, Ilmi Selami si dhe përfaqësues tjerë sot kanë inspektuar punët e sistemit për ujitje të tokës bujqësore në rajonin e Pollogut Raven – Reçicë. Gjatë kësaj vizite u theksua se ky projekt është i një rëndësie të madhe për bujqit e këtij rajoni dhe se i njëjti realizohet sipas dinamikës së paraparë.

“Inspektimi i punimeve në sistemin për ujitje Raven – Reçicë është pjesë e aktiviteteve të cilat Qeveria i zbaton para seancës e cila duhet të mbahet në Tetovë. Ai përmendi se përmes rajonit të Pollogut janë dërguar shumë ekipe me qëlllim që të merren informacione direkte për punët të cilat kryhen dhe për nevojat e qytetarëve”, tha Hisen Xhemaili, minister për investime në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë..
Sipas Nefrus Çelikut, sekretar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, sistemi për ujitje Raven-Reçicë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për fermerët në rajonin e Pollogut. Sipas tij ky projekt realizohet me mjete nga buxheti i Minitrisë së Bujqësisë.

Ky hidrosistem gjithashtu është planifikuar të mbulojë edhe 300 hektarë sipërfaqe shtesë, të vendosura nën autostradën Tetovë – Gostivar, në zonën e vendbanimit Sedllarcë e Epërme, që do të thotë se sistemi i ujitjes “Raven – Reçicë” do të ujit në total mbi 3,300 hektarë tokë bujqësore në komunat Gostivar, Vrapçisht, Bogovinjë dhe Tetovë
SHARE00

evn