Xhemaili e ndërmori funksionin ministër pa dikaster nga Shapuriq

Ministri pa dikaster i angazhuar për rregullativë për përmirësim të klimës investuese për ndërmarrje vendore Hisen Xhemaili sot e mori funksionin ministër pa dikaster e ndërmori funksionin ministër pa dikaster nga Zoran Shapuriq, i cili ishte në detyrë nga qershori i vitit 2017.

Marketing

Në takim, informojnë nga Kabineti i Xhemailit, është biseduar për klimën investuese, Ligji për mbështetje financiare të investimeve, si dhe për sfidat e ekonomisë vendore.

“Veprimi im si ministër i angazhuar për kompani vendore do të jetë në drejtim të realizimit të misionit të Qeverisë për trajtim të barabartë të kompanive vendore dhe të huaja, si dhe dhënie e ndihmës sistematike financiare të kompanive me qëllim të rritjes së prodhimtarisë vendore dhe punësimeve të reja. Jam i sigurt se me realizimin e planit ekonomik të Qeverisë do të përmirësohet standardi jetësor i qytetarëve të punëtorëve në tregun vendor”, theksoi ministri Xhamaili.

Do të angazhohem, shtoi për stimulim dhe mbështetje të konkurrencës së bizneseve vendore si dhe rrjetëzim i tyre i ndërsjellë.

“Me hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO pres rritje akoma më të madhe dhe lëvizje të ekonomisë vendore”, potencoi Xhemaili.

Marketing