“Rruga Tetovë-Prizren nevojë e kohës.

Hapja e rrugës së re Tetovë-Prizren një nevojë e kohës dhe me një arsye ekonomike shumë të rëndësishme✅

▶️Sipas studimit të fizibilitetit egzistues të pregaditur nga Agjencia e Rrugëve të Maqedonisë së Veriut jepen disa variante të mundshme për hapjen e rrugës.
Varianti më i mirë sipas analizës është hapja e tunelit me një gjatësi prej 3227m në lartësinë mbidetare 1520m me pikë hyrëse të tunelit ndërmjet fshatrave Veshallë dhe Bozofcë të komunës së Tetovës.🚦(Ky variant propozohet në bazë të vlerësimeve të komisionit të revizionit të projektit, autorit të detyrës projektuese dhe nga përpiluesit e studimit).✅

Disa të dhëna të përgjithshme pse duhet hapur kjo rrugë:
▶️Qyteti i Tetovës gjendet në Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën E-65 sipas kualifikimit Europian dhe kualifikimit shtetëror M-4.
▶️Qyteti i Prizrenit gjendet në Republikën e Kosovës në rrugën E-851 sipas kualifikimit Europian e cila rrugë niset prej në Prishtinë nëpërmjet Suharekës deri në Prizren dhe mandej nëpërmjet kalimit kufitar me Republikën e Shqipërisë graviton në lidhje me Tiranën.
▶️Qyteti i Tetovës kufizohet me kufij administativ me qytetin e Prizrenit dhe ndajnë së bashku në dy anët e tij Malin Sharr që me format e tij atraktive shtrihet në një lartësi mbidetare prej me shumë se 2000m.🏔
▶️Lidhja e këtyre dy qyteteve bëhet në mënyrë indirekte, me rrugë regjinonale nëpërmjet pikës kufitare Jazhincë – Rruga P-405 nga ana e RMV dhe P-115 nga ana e Republikës së Kosovës.🚧🚖
▶️Me rrugën e re Tetovë – Prizren, për shkak të ekzistimit të autostradës në Kosovë, Prizren – kufiri me Republikën e Shqipërisë, një pjesë e madhe nga qarkullimi tranzit i automjeteve që për destinacion kanë Shqipërinë dhe Kosovën do kishin qarkulluar në rrugën e re Tetovë-Prizren, dhe në këtë mënyrë zvogëlohet ngarkesa e pikës kufitare në Qafë Thanë.🚘🚚
▶️Përveç qarkullimit tranzit nëpërmjet Kosovës për në Shqipëri, në masë më të madhe shihet i gjithë trafiku nga pjesa perëndimore e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
▶️Zona gravitacionale në RMV është praktikisht e gjithë pjesa perëndimore e shtetit duke filluar nga Ohri deri në Shkup, që janë në rrugën M-4.🚍
▶️Lidhja aktuale e RMV me Republikën e Kosovës bëhet nëpërmjet dy pikave kufitare edhe ate nëpërmjet Jazhincës nëpër rrugën regjionale P-405 dhe Bllacë në rrugën magjistrale M-3. Me hapjen e rrugës së re që lidh Tetovën me Prizrenin hapet edhe një pikë kufitare e tretë ndërmjet dy shteteve.

▶️Për dallim nga Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë së Veriut është një hap para për idenë e hapjes së këtij aksi shumë të rëndësishëm.
▶️Egzistenca e studimit të fizibilitetit është një bazë e mirë për të nisur proçesi i lidhjes së marveshjes së bashkëpunimit me palën kosovare për t’iu qasur këtij projekti deri në realizim.
▶️Gadishmëria e shprehur për të ndërtuar këte aks rrugor nga kryeministri në ardhje i Republikës së Kosovës Albin Kurti në takimin me kryeministrin Zoran Zaev është një sinjal i mirë që pas formimit të qeverisë në Kosovë të punojmë bashkërisht për të projektuar e më pas realizuar këte projekt kapital për kombin dhe shtetet tona!

▶️Cilat mund të jenë efektet pozitive
të rrugës Tetovë-Prizren:
* Zhvillimi ekonomik i zonës,
* Ritja e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve,
* Qasje më e shpejtë për dalje në det (porti i Lezhës dhe Durrësit),
* Zhvillimi i turizmit në Kodrën e Diellit
* Ritja e komunikimit mes banorëve të zonës në të dy anët e kufirit.✅

➡️Qëndrimi përfundimtar i studimit është se: drejtorisë së rrugëve dhe institucioneve tjera shtetërore të Maqedonisë së Veriut, ky studim për rrugën Tetovë-Prizren, mund t’iu shërbej si bazë për të filluar bisedimet me Republikën e Kosovës, me qëllim që autoritet kosovare të fillojnë analizat për zgjedhje adekuate, për të nisur procedurat për marrje të vendimeve të përbashkëta.” – shprehet Xhemaili

Rruga Tetovë-Prizren nevojë e kohës. Hapja e rrugës së re Tetovë-Prizren një nevojë e kohës dhe me një arsye ekonomike…

Publiée par Hisen Xhemaili sur Lundi 18 novembre 2019

evn