Xhemaili jep lajmin e madh! Dy kompani shqiptare investojnë në RMV

“Në kuadër të vizitës në Republikën e Shqipërisë

Marketing

Patëm kënaqësinë të takojmë dy kompanitë shqipëtare që kan vendosur të investojnë në vendin tonë:
AGNA Group me pronar z.Vasil Naçi kompani e cila ka filluar të operoj në Maqedonin e Veriut në Shkup në fushën e prodhimit të produkteve ushqimore, linjave të prodhimit të biskotave, si dhe kompaninë SAGEN me pronar z.Isuf Berberi që së shpejti do filloj ndërtimin e një prej fabrikave më të mëdha të prodhimeve farmaceutike në rajon e vendosur në Zonën e lirë Bunarxhik në Shkup.

▶️Bashkëbiseduam në mënyrë të hapur mbi çështjet që i tangojnë bizneset e tyre si dhe rregullat e funksionimit të të bërit biznes në vendin tonë.
▶️Prezantuam para kompanive edhe benefitet që mundëson Ligji për përkrahjen finansiare të kompanive
informacione të cilat u mirëpritën me shumë interes nga përfaqësuesit e biznesit.
▶️Dyert ministrit që unë përfaqësoj do të jenë gjithmonë të hapura për këdo që ka vendosur të kryej një investim në Maqedonin e Veriut, por edhe për kompanitë që shprehin dëshirë të investojnë, por kanë hasur problematika të ndryshëme.
▶️Një falenderim të veçantë për z.Fatos Mustafa promotorin ekonomik të vendit tonë për angazhimin e tij në mbarëvajtjen e vizitës sonë në Shqipëri.” – thotë Xhemaili

https://www.facebook.com/hisen.xhemaili.3/posts/2481971282051753

Marketing