Xhemaili: Në konviktin e studentëve “Tome Stefanovski Seniq” ka rrymë elektrike

Drejtori i konviktit të studentëve “Tome Stefanovski – Seniq” – Shkup Lulzim Xhemaili ka demantuar informacionet se institucioni në fjalë akoma është pa rrymë elektrike.

‘Do të doja vetëm që në mënyrë transparente ta informoja publikun se konvikti i studentëve “Tome Stefanovski Seniq” më 22.05.2019 në orën 14.00 kishte ndërprerje të rrymës elektrike për shkak të borxhit të papaguar.

Dje më 25.05.2019 në orën 19 është kyçur rryma elektrike. Mohoj informacionet se në këtë institucion akoma nuk ka rrymë elektrike.

Për të gjitha pyetjet shtesë ju ftoj të hënën në ambientet e Shtëpisë “Tome Stefanovski Seniq” në orën 11:00.’, thuhet në reagimin e drejtorit Xhemaili.