Xhemaili në mbikqyrje të punës së ekipeve të kompanive të angazhuara nga Komuna e Tetovës për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në fshatrat e Malsisë së Tetovës

Ministri pa resor të obliguar për rregullore të përmirësimit të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Hisen Xhemaili sot ka mbikqyrur nga afër punën e ekipeve të kompanive të angazhuara nga Komuna e Tetovës për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në fshatrat e Malsisë së Tetovës, që mënyrë intensive po punojnë për pastrimin e rrugëve.
Aksioni për pastrimin e borës po vazhdon me intensitetë të lartë për të hapur rrugën e bllokuar nga fshati Brodec në drejtim të fsh.Veshall dhe fsh. Bozovë, poashtu ekipet punuese vazhdojnë në kontinuitet për pastrimin e rrugës dhe në fshatrat Sellcë dhe Vicë.Problemi më i madh që ka shkaktuar vështirësi në pastrimin e borës është era që ka krijuar shtjella të borës nga bjeshkët dhe objektet përreth duke bërë që rrugët të bllokohe- thotë Xhemaili.

Marketing