Xhemaili: Vendosëm gurthemelet e një objekti shumë me rendësi për Komunën e Tetovës!

“Sot së bashku me Kryeministrin e Vendit, me drejtorin dhe zv. drejtorin e Agjencionit për Rini dhe Sport dhe kolegë nga radhët e BDI-së vendosëm gurthemelet e një objekti shumë me rendësi për Komunën e Tetovës.

Marketing

Projekt i cili është paraparë që të mundësoj kushte për shumë veprimtari që lidhen me sportin e ujit.

Ku do të zhvillohen veprimtari të:

Trajnimit të sportit të notit

Kurse per not për fillestarë

Organizimin e lojërave në ujë

Mësim për bazat e notit

Terapia fizikale

Akua-aerobi etj..

Gjithashtu në këte sallë do te organizohen gara gjatë gjithë vitit per nxënësit, studentët dhe të rinjët e qytetit tonë, dhe do të mund te shfrytëzohet edhe nga qeytetarët.

Thellësia minimale e bazenit do të jetë 0.8m dhe ajo masksimalja prej 1.4m

Objektit do te jetë i pajisur me dy zhveshtore për dy gjinitë

Me nyje sanitare, dushe, hapësira për trajner të notit, dhe refer, hapsirë për makinerit dhe magazinë për rekuizita dhe materiale të tjera.

Pishina do të realizohet në afat prej 18 muajve dimenzionet e të cilës do jen 33×20m vlera e të cilës përfshinë shifrën e 43 milon denarve
I urojmë punë të mbarë kompanisë së ndërtimit!” – thotë Xhemaili

Marketing