Xhemaili:Rruga Tetovë -Prizren, Maqedonia një hap para Kosovës (video)

Edhe pse nuk ka një kosto të saktë se sa mund të kushtojë, megjithatë ekspertët kanë dhënë tre variante për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren.Rruga me gjasë duhet të jetë rreth 60 kilometra.

Marketing

Ndërtimi i kësaj rruge është një kërkesë e kahmotshme e banorëve që jetojnë në të anët e malit Sharr respektivisht Tetovës dhe Prizrenit.Së fundi është bërë edhe studimi fizibiliti, ndërsa me këtë edhe jepen kahjet se si do të ndërtohej kjo rrugë mjaft e përfolur viteve të fundit.

Ministri për përmirësimin e klimës investuese Hisen Xhemaili thotë se tre variantet e studimit fizibiliti përfshijnë ndërtimin e tuneleve.
Në rrjetin social fejsbuk, Xhemaili shkruan:
Qëndrimi përfundimtare i studimit thot se: Drejtorisë së Rrugëve dhe institucioneve tjera shtetërore të Maqedonisë së Veriut, ky studim për rrugën Tetovë-Prizren, mund t’iu shërbej si bazë për të filluar bisedimet me Republikën e Kosovës, me qëllim që autoritet kosovare të fillojnë analizat për zgjedhje adekuate, për të nisur procedurat për marrje të vendimeve të përbashkëta.✅

Marketing