Xhensila Myrtezaj: Njerëzit kanë shpifur dhe unë s’kam reaguar

Përmes disa fotove të postuara në InstaStory, Xhensila Myrtezaj kujtoi fillimin e rrugëtimit të saj si këngëtare. Fare e vogël, teksa konkurronte tek “Gjeniu i Vogël” në Tv Klan.

Marketing

Siç ndodh rëndom, njerëzit kanë gjithnjë për të thënë, por kësaj here këngëtarja vendosi t’i përgjigjet “shpifjeve” siç ajo i quan përmes një tjetër postimi.

Në përshkrimin e po atyre fotove, Xhensila tregon se është po e njëjta me vajzën e vogël që duket në foto, duke theksuar se fytyra e saj është po aq e paparekur nga operacionet apo ndërhyrjet estetike, sikundër pretendon një pjesë e mirë e ndjekësve.

Fytyra dhe trupi im në moshën e këtij momenti pranë Alketa Vejsiut, janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sa sot. Kam trokitur në parukeri e në palestër dhe kam dale? entuziaste për reagimin e publikut, publikun qe? dua ta mbush me dashurinë time. Megjithatë njerëzit kanë hedhur në erë çdo derë shpifjeje dhe unë nuk kam reaguar.

Ndërkohë jam njeri dhe jam njeri publik, por kjo nuk i jep të drejtën askujt që të vjellë mbi imazhin tim (e të askujt) mërzitjet dhe mllefet personale. Shumë e shohin imazhin e Xhensilës nga kamera, por Xhensilën kur kamerat fiken e njohin vetëm te? afërmit dhe miqtë. Kam respekt për skepticizmin, kam respekt pe?r pyetjet e sinqerta por nuk kam respekt për fenomenin e shpifjes pa masë vetëm sepse përtohet që të vëzhgohet përpara se të flitet.”- shkruan këngëtarja.

Kjo nuk është hera e parë që Xhensila (apo emra të tjerë të njohur) përfliten për operacione plastike duke mos marrë parasysh (në rastin konkret) ndikimin e viteve, rritjes, ndryshimit natyral të tipareve apo formave të ndryshme të teknikave të make up-it.

Marketing