Ndeshje të tilla si ajo e Grupit E mes Zvicrës dhe Serbisë bëjnë tifozët e futbollit që mezi të presin fillimin e Botërorit.
Për këtë sfidë ka filluar të flitet jo pak, pasi disa lojtarë të Zvicrës janë shqiptarë me origjinë nga Kosova.

Për këtë arsye mediat helevete kanë intervistuar Xherdan Shaqirin. 26-vjeçari thotë se përballja mes Serbinë nuk do të ketë gjëra specifike, pasi sipas tij lufta tani ka mbaruar dhe do të luhet vetëm futboll.

“Shumë mendojnë se do të ketë shumë politikë në këtë takim, për shkak të origjinës kosovare timen dhe të disa shokëve të tjerë të mi në ekip. Vërtet Serbia dhe Kosova luftuan, por ky është futboll dhe bëhet fjalë për një ndeshje futbolli, asgjë më shumë”, deklaroi ai.

Shaqiri flet edhe për përvojën në Premier League dhe gjendjen fizike. “Në Angli është një kampionat i lodhshëm dhe pa pushime dimërore. Ka qenë i lodhshëm edhe psikologjikisht, për shkak të luftës për mbijetesë”, deklaron lojtari i Stoke City.