Xherdan Shaqiri ka zbuluar një ngjarje nga e kaluara e tij e lidhur me Liverpoolin. Xherdan Shaqiri tashmë është lojtarë i Liverpool dhe sipas futbollistit kjo ishte një ëndërr që ishte plotësuar. Së fundmi Shaqiri i ka habitur të gjithë ku ka deklaruar se ai mund të ishte lojtarë i Liverpool që në 2014 por nuk ishte lejuar nga Bayern Munich që kjo të ndodhte. “Fola me Brendan Rodgersit përpara Kupës së Botës 2014. Ai më telefonoi dhe më tha se ishte i interesuar. Por Bayern tha: ‘Të duam këtu, je i rëndësishëm për ne’”, u shpreh sulmuesi gjatë intervistës për televizionin e klubit “LFCTV”. Megjithatë, 26-vjeçari do të ketë mundësi të luajë për Klopin dhe ai nuk i trembet aspak kësaj sfide: “Kam luajtur për shumë klube të mëdha. Kam fituar shumë tituj me Bayernin, kështu që e di se çfarë do të thotë të luash në një skenë të madhe”. Dita e debutimit të tij pritet të jetë e shtuna, kur “reds”-at të përballen me United në “International Champions Cup”.

Xherdan Shaqiri ka zbuluar një ngjarje nga e kaluara e tij e lidhur me Liverpoolin.

Marketing

Xherdan Shaqiri tashmë është lojtarë i Liverpool dhe sipas futbollistit kjo ishte një ëndërr që ishte plotësuar.

Së fundmi Shaqiri i ka habitur të gjithë ku ka deklaruar se ai mund të ishte lojtarë i Liverpool që në 2014 por nuk ishte lejuar nga Bayern Munich që kjo të ndodhte.

“Fola me Brendan Rodgersit përpara Kupës së Botës 2014. Ai më telefonoi dhe më tha se ishte i interesuar. Por Bayern tha: ‘Të duam këtu, je i rëndësishëm për ne’”, u shpreh sulmuesi gjatë intervistës për televizionin e klubit “LFCTV”.

Megjithatë, 26-vjeçari do të ketë mundësi të luajë për Klopin dhe ai nuk i trembet aspak kësaj sfide:

“Kam luajtur për shumë klube të mëdha. Kam fituar shumë tituj me Bayernin, kështu që e di se çfarë do të thotë të luash në një skenë të madhe”.

Dita e debutimit të tij pritet të jetë e shtuna, kur “reds”-at të përballen me United në “International Champions Cup”.

Marketing