Xhevat Ademi në Athinë në konferencën e e kryetarëve të seksioneve të AP të Frankofonisë

Kryetar i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (APF), Xhevat Ademi, sot dhe nesër në Athinë, Greqi, do të marrë pjesë në Konfee kryetarëve të seksioneve të APF-së.rencën e kryetarëve të seksioneve të APF-së.

Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, pjesëmarrësve në këtë Konferencë do t’u mbajë fjalim Zhan Pol Val, shef i Misionit Evropa e APF-së; Nikos Vucis, kryetar i Parlamentit të Greqisë; Georges Katrugkalos, ministër i Çështjeve Evropiane i Greqisë; Zhak Krabal, sekretar i përgjithshëm parlamentar i APF-së; Afroditi Stampuli, kryetar i seksionit grek në APF dhe personalitete dhe ekspertë të tjerë.

Në këtë Konferencë do të debatohet për promovimin e Frankofonisë në nivel institucional, përgatitjen e Asamblesë Rajonale XXXII Evropa e APF-së dhe përcaktimin e temës qendrore, që do të mbahet në Delemon, Zvicër, në tetor 2019, ndjekjen e rezolutave të APF-së, të miratuara në Sesionin Vjetor të APF-së në Kvebek, Kanada në vitin 2018, raportet e komisioneve të APF-së të Rajonit të Evropës dhe çështje të tjera nga fushëveprimi i kësaj asambleje parlamentare ndërkombëtare.