Xhiro e 35-të në Superligë: Titulli kampion në tavolinë dhe lufta për mbijetesë

14:33 | 12 Maj 2021

Marketing

Gjatë kësaj fundjave do të luhet xhiroja e 35-të në Superligën e Kosovës në futbolll.

FC Prishtina është shumë afër titullit kampion, ku i nevojitet vetëm një pikë për të arritur një gjë të tillë, raporton lajmi.net.

Mirëpo, përpara vetes ajo ka një sfidë të vështirë kur edhe do të luajë me skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi, SC Gjilani.

Drita në anën tjetër, do të luajë në udhëtim ndaj Drenicës, ndërsa Ballkani pret Trepçën në Therandë.

Një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Arbërisë dhe Llapit, kjo pasi asnjëra nga këto dy skuadra nuk kanë siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

Ndërkohë, në këtë javë sfidën më të lehtë pritet ta ketë skuadra e Feronikelit, pasi do të luajë ndaj skuadrës e cila ka rënë nga liga, FC Besa./Lajmi.net/

Marketing