Xhirohet filmi, bllokohet bulevardi Ilinden në Shkup

Për shkak të xhirimit të filmit të DFPU “Vertigo Visual” SHPK Shkup, qarkullimi në bulevardin Ilinden në Shkup do të bllokohet prej orës 21 deri në orën 6 të mëngjesit në afërsi të parkut të qytetit.

Marketing

Për këto arsye, siç informojnë nga MPB-ja qarkullimi do të riorientohet në rrugët dytësore. MPB-ja apelon qytetarët të respektojnë urdhrat që i kanë dhënë efektivët e policisë nëpër këto rrugë.

Marketing