Xhixho: Vendi përballet me një krizë të rëndë, kemi një mundësi për ta ndryshuar këtë realitet me fuqinë e votës sonë

Kandidatja për deputete e LSI-së Erisa Xhixho deklaron se vendi përballet sot me një krizë të rëndë ekonomike dhe sociale, varfëri, papunësi, biznese që mbyllen çdo ditë, të rinj që e kërkojnë shpresën gjetkë, por se sot ka një mundësi për ta ndryshuar këtë realitet me fuqinë e votës.

Ajo premton se do të punojë çdo ditë për ta kthyer njësinë nr. 1, 2 dhe gjithë qarkun e Tiranës në vendin e mundësive të të gjithëve dhe jo të disave; Në promovimin e vlerave të qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi.

Marketing

MESAZHI I PLOTË

Mirënjohje për pjesëmarrjen masive dhe mbështetjen e secilit. Fjala që mbajta dje 😊
Përshëndetje qytetarë të lirë të vendit tim….
Jam e nderuar që sot jam pjesë e kandidatëve të LSI-së, së bashku me të rinj e të reja, gra e vajza dinjitoze, plot vlera në listën tonë.
Vendi ynë përballet sot me një krizë të rëndë ekonomike dhe sociale, varfëri, papunësi, biznese që mbyllen çdo ditë, të rinj që e kërkojnë shpresën gjetkë…vendi ynë përballet me një krizë tepër të thellë shëndetësore, ku njerëzit enden në ankth për mbijetesë, pa spitale, pa mjekë, pa aparatura, pa shtet….
E di, shumë prej jush në takimet tona m’i kanë thënë në sy të vërtetat e vështirësive të tyre dhe mungesën e shpresës.
Por ne kemi një mundësi për ta ndryshuar këtë realitet me fuqinë e votës sonë.
Ne kemi vendosur të jetojmë të lirë e jo skllevër të një pushteti që punon për interesat e disa personave, që kanë shkatërruar ekonominë , që i lanë vetëm qytetarët në këtë pandemi dhe që bëjnë propagandë me shëndetin e njerëzve.
Sepse Rilindja nuk është një forcë e majtë, nuk është parti sociale që kujdeset për njerëzit e varfër, njerëzit në nevojë, grupet vulnerabël e pa mbështetje, përkundrazi ajo i la vetëm…

E sot në kulmin e dëshpërimit nuk jep llogari për mashtrimet, por ju kërcënon me vendin e punës, kërkon t’ju blejë varfërinë dhe dinjitetin tuaj, që është vota juaj.
Unë u them nga ky shesh i njerëzve të lirë Edi Ramës, Alqi Bllakos e gjithë shpurës së politikanëve që guxojnë të kërcënojnë, shantazhojnë e blejnë varfërinë tuaj e të kërcënojnë prindërit e vajzave që vijnë në takimet tona, se fundi i tyre do jetë përpara drejtësisë, pas 25 prillit.
Sepse unë, Erisa Xhixho, kam zgjedhur të mos përdhos dinjitetin e qytetarëve të vendit tim, as të jem deputetja e radhës që vjen një herë në 4 vjet në zonë për të kërkuar vota e që mbyll telefonin sa mbarojnë zgjedhjet.
Unë kam vendosur të përfaqësoj vlerat më të mira, LSI-në, sepse unë besoj te politika që kujdeset për njerëzit në çdo ditë, që është aty për zgjidhur hallet dhe shqetësimet e çdo qytetari dhe jo për të krijuar konflikt dhe për të larguar vendin tim nga e ardhmja europiane.
Ky takim sot është edhe më i veçantë e emocionues për mua, sepse djali im është këtu për herë të parë e unë dua që ai të jetë krenar për vlerat që unë përfaqësoj sot e nesër si e zgjedhura juaj.
Unë do të punoj çdo ditë për ta kthyer njësinë nr. 1, 2 dhe gjithë qarkun e Tiranës në vendin e mundësive të të gjithëve dhe jo të disave; Në promovimin e vlerave të qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi.
Ne do punojmë çdo ditë për hapjen e vendeve të reja të punës, për çlirimin e ekonomisë, për një arsim që mbështetet financiarisht dhe të lidhur me tregun e punës , për një shtet të drejtë ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, ku qeveria ka frikë nga qytetari e jo e kundërta, ku vajzat, gratë dhe nënat mbështeten për punësim pa diskriminim.
Unë besoj te bastionet e qytetarëve e jo të politikës, ndaj më 25 prill të gjithë me fuqinë e votës të vendosim për veten tonë, të votojmë LSI-në, forcën që u jep mundësi të rinjve, vajzave, familjeve të thjeshta. Ashtu siç ma dha mua, unë kam misionin të motivoj e mbështes gra e vajza, të rinj, të jenë pjesë e saj.
Sepse politika duhet t’u përkasë njerëzve të thjeshtë, që e duan këtë vend dhe duan ta çojnë përpara duke e ndryshuar ata politikën e jo duke i ndryshuar politika ata.
Fitore!
#Voto nr.6 LSI
#Voto nr.2 Erisa Xhixho
#shqipëriashtëpiajuaj🇦🇱

Marketing