Xholev: Gjykata Penale është absolutisht e pavarur në vendimmarrje

Kryetari i Gjykatës penale, Ivan Xholev mendon se ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nuk i thekson gjykatësit nga gjykata e tij kur thotë se gjykatësit janë përgjegjës për masat për përcaktim ose mos përcaktimin e paraburgimit.

Marketing

“Gjykata penale është absolutisht e pavarur në vendimmarrje dhe mendoj se jemi të rrethuar nga të gjitha ndikimet e mundshme nga jashtë gjatë sjelljes së vendimeve. I sjellim në bazë të dëshmive dhe rekomandimeve të Gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg dhe të Komisionit Evropian. Vendimet janë të balancuara, të drejta dhe evropiane dhe pikërisht kjo është vlerësuar në raportin e BE-së”, tha Xholev në takimin e sotëm me gazetarët.

Sipas tij, statistika nga dy vitet e fundit tregon se Gjykata ka pranuar një pjesë të madhe të kërkesave nga PSP-ja dhe PTHP-ja për konfirmimin e masës së paraburgimit, të cilat më vonë nga instancat më të larta ose në kërkesë të prokurorive janë modifikuar ose shfuqizuar.

Lidhur me akuzën nga PSP-ja se lëndët e tyre në Gjykatën penale zgjasin shumë gjatë për shkak të shtyrjeve të seancave, tha se statistika tregon se shtyrjet shpesh janë për shkak të mungesës së disave nga të akuzuarit ose avokatët të cilët nuk janë të pranishëm për shkak të ndonjë gjykimi tjetër.

Për 15 lëndë të PSP-së theksoi se ka caktime pothuajse çdo ditë, gjegjësisht janë caktuar 372 seanca nga të cilat 248 ose 66 për qind janë mbajtur, ndërsa 124 janë shtyrë. Kjo, siç tha, tregon se nuk mbajnë akuza ose Gjykata i prolongon procedurat.

Marketing