Xholev: Nuk ka kërkesë për abolim

Gjykata deri tani nuk ka marrë asnjë kërkesë për abolim, qoftë nga ndonjë i pandehur, aspo person i dënuar, deklaroi sot në brifing me gazetarët kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xholev.

Marketing

Xholev, në lidhje me shkrimet nëpër media për abolimin e mundur nga presidenti i shtetit, tha se nuk është mirë që gjykata prej përpara të prononcohet dhe të marrë qëndrim për diçka.

“Presidenti i shtetit ka të drejtë të sjellë abolim dhe kjo është fakt. Nëse sillet abolim në pajtueshmëri me dispozitat ligjore, gjykata do të veprojë dhe do të prononcohet. Nëse nuk është në pajtueshmëri me dispozitat ligjore, atëherë kompetent për të vepruar është Prokuroria Publike”, deklaroi Xholev.

Lidhur me lëndët “Trust” dhe “Tanku”, kryetari i gjykatës Xholev, tha se ende nuk janë kthyer nga Gjykata e Apelit dhe se respektohen në mënyrë konsekuente të gjitha masat për kujdes.

Në brifing tha se Gjykata Penale, sot informon se aktvendimet për lëndën “27 prilli” ende nuk janë përpiluar dhe se afati ligjor për këtë, në pajtim me nenin 11, është 60 ditë. sn/

Marketing