Xhon Salivan, zëvendësi i Pompeos, javën e ardhshme në Shkup

Deputy Secretary of State John J. Sullivan speaks during a news conference, after a US-Mexico bilateral meeting on disrupting transnational criminal organizations at State Department in Washington, Thursday, Dec. 14, 2017. ( AP Photo/Jose Luis Magana)

Zëvendës sekretari shtetëror i Stejt Departamentit amerikan, Xhon Salivan, prej sot në tetë ditët e ardhshme, do të vizitojë në më shumë metropole, në mesin e të cilave javën e ardhshme do të qëndrojë edhe në Shkup.

Marketing

Nënkryetari i diplomacisë amerikane do të qëndrojë në Bratislavë, Vjenë, Sofje, Sarajevë, Shkup dhe Varshavë për tetë ditët e ardhshme.

Salivan në Shkup do të mbërrijë më 18 dhjetor, si zyrtari më i lartë i departamentit të shtetit që vjen në vizitë zyrtare në Maqedoni që nga viti 2001.

Në Shkup, Salivan do të diskutojë çështjet rajonale, por sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit edhe të inkurajojë autoritetet maqedonase që të vazhdojnë reformat e vendit dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Marketing