Xi Trump-it: Kina ka besim dhe aftësi për mposhtjen e epidemisë

(FILES) In this file photo taken on June 28, 2019, China's President Xi Jinping (R) shakes hands with US President Donald Trump before a bilateral meeting on the sidelines of the G20 Summit in Osaka. - From the Arab Spring to bloodletting in Syria, from Obama to Trump, from terror in the streets of Paris to Brexit, the 2010s began with hope for a more equitable world, and end with a slide towards nationalistic populism. (Photo by Brendan Smialowski / AFP) (Photo by BRENDAN SMIALOWSKI/AFP via Getty Images)

Sot paradite kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping pati një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump.

Marketing

Xi Jinping-u theksoi se, pas shpërthimit të koronavirusit të ri, qeveria dhe populli kinez kanë bërë përpjekje të mëdha për të frenuar epideminë. “Punët përkatëse po arrijnë gradualisht rezultate. Ne kemi besim dhe aftësi të plotë për ta mposhtur shpërthimin e virusit dhe prirja e përmirësimit afatgjatë të ekonomisë kineze nuk do të ndryshojë,” tha Xi.

Ai theksoi se pala kineze ka ruajtur jo vetëm sigurinë dhe shëndetin e popullit kinez, por edhe ka mbrojtur sigurinë e jetës dhe shëndetin e popujve të mbarë botës.

Xi Jinping-u vuri në dukje se Kina dhe ShBA-ja kanë ruajtur komunikimin për frenimin e epidemisë. Ai vlerësoi komentet e shumta pozitive të Trump-ut për punët e Kinës dhe falënderoi për dhurimet e ofruara nga qarqet e ndryshme shoqërore amerikane. Xi theksoi se OBSh-ja ka bërë shpesh thirrje duke u nisur nga një perspektivë profesionale, që të gjitha vendet nuk duhet të kenë reagim të tepruar ndaj epidemisë dhe shprehu shpresën se pala amerikane do të vlerësojë me gjakftohtësi situatën epidemike dhe do të marrë në mënyrë të përshtatshme masat përkatëse.

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh nga ana e tij se ShBA-ja i përkrah plotësisht përpjekjet e Kinës në luftën kundër epidemisë së koronavirusit të ri dhe është e gatshme të dërgojë specialistë në Kinë dhe t’i ofrojë Kinës ndihmë të llojeve të ndryshme. Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se i ka kushtuar vëmendje të madhe ndërtimit nga Kina të një spitali të posaçëm brenda një kohe të shkurtër dhe shprehu besimin se, nën udhëheqjen e Xi Jinping-ut, populli kinez patjetër do të ketë sukses në mposhtjen e kësaj epidemie. ShBA-ja ka besim te zhvillimi i ekonomisë kineze dhe do ta trajtojë këtë epidemi me gjakftohtësi.

Xi Jinping-u theksoi se Kina dhe ShBA-ja sapo kanë nënshkruar marrëveshjen ekonomiko-tregtare të fazës së parë, e cila është me përfitime jo vetëm për Kinën e ShBA-në, por edhe për lulëzimin dhe paqen globale.

Kurse Trump-i u shpreh se ShBA-ja dëshiron ta vërë në jetë sa më mirë këtë marrëveshje së bashku me palën kineze

Marketing